Kulturë Më shumë

Sonte në Krajë manifestimi jubilar «Në fillim të verës»

Prej tvteuta10:08, 25 Korrik 2017

Sonte në Krajë në ora 20.00  zhvillohet manifestimi jubilar “Ne fillim të verës » për të 25 vit, ku një program i zgjeruar  kulturoro-artisktik dhe sportiv, do të shoqërojë mbrëmjen,për të ruajtur traditën tashmë shumë vjecare që ka krijuar ky organizim si dhe për të mbledhur të gjithë kranjanët kudo që ndodhen nëper botë,por jo vëtëm,pasi cdo vit e më shumë ka edhe shumë vizitor e turistë nga qytete e shtete të ndryshme që marrin pjesë në këtë manifestim që mban firmën e Krajës,Ashtu sic u shpreh për televizionin Teuta edhe kryetari i këshillit organizues Ismail Doda.

Doda gjithashtu shprehet se duhet edhe më shumë të mbeshtetet finaciarisht ky aktivitet që identifikon Krajën, nga organet shtetërore e jo vetëm nga diaspora që për vite të tëra e ka suportuar këtë manifestim. « Në fillim të verës « si cdo vit edhe këtë herë do të sjellë një program kulturor e argëtues,me këngëtarë  e valltarë të melosit shqiptar,instrumentistë,poetë e humoristë,por nuk do të mungojë as kuzhina tradicionale me specialitetet e Krajës.

  • 1

    Radio