Aktuale Më shumë

Nxënësit e shkollës “Marko Nuculloviq” kthehen nga Olimpiada në Austri

Prej tvteuta10:05, 7 Korrik 2017

Të mërkurën, pas një qëndrimi katër-ditor në Melk në Austri në Olimpiadën për fëmijë, nxënësit e shkollës fillore Marko Nucullović janë kthyer në Ulqin. Olimpiada për fëmijë në Melk është mbajtur për të dytin vit me rradhë dhe ajo mblodhi nxënësit e shkollave fillore nga Ballkani me popullatë shumicë shqiptare si dhe emigrantët nga Italia, Austria dhe Gjermania. Këtë vit për herë të parë morën ftesë edhe nxënësit nga Mali i Zi, përkatësisht nga Ulqini. Në Olimpiadë morën pjesë tetë nxënës të shkollës fillore Marko Nucullović, të shoqëruar nga mësuesit Razije Nikočeviq dhe Silvija Marnikoviq.

Me moshatarët e tyre nga shkollat ​​e tjera në Ballkan, por edhe Italia, Gjermania dhe Austria, konkuruan në sporte të tilla si futbolli, vrapim në 50 dhe 400 metra, kërcim së gjati, hedhje e gjyles, not 50 metra stafetë dhe volejboll. Në not, në përputhje me pritjet nxënësit e kësaj shkolle  ishin fitues absolut, kurse çmime të shumta me të cilët  u kthyen në shtëpi dëshmojnë për shumë talente sportive të nxënësve të kësaj shkolle dhe pse ajo nuk ka as palestër. Mësimdhënësja e gjuhës angleze Silvia Marnikoviq tha se ajo ishte shumë mirënjohës për organizatorët e këtyre ngjarjeve sportive, ambasadën dhe konsullatën e Shqipërisë dhe Kosovës në Austri, të cilët siguruan fondet dhe pranuan nxënësit në Olimpiadë. Një falënderim i veçantë shkon për  Ermira Zhuri ndryshe avokate e  suksesshme në Itali, me origjinë nga Shqipëria. Sipas Marnikoviq, rëndësia e ngjarjeve të tilla është kryesisht zhvillimi i frymës sportive, jetës së shëndetshme dhe afrimi i fëmijëve me të njëjtln origjinë dhe kulturë.

 

  • 1

    Radio