Kulturë Më shumë

Bashkëpunim i mirë me komunën e Llukavcit

Prej tvteuta09:52, 3 Korrik 2017

Nënkryetarja e komunës Hadixha Gjoni  priti  në një takim  udhëheqësin  e Shoqatës Kulturire Artistike  “Deverak” nga Llukavci  Ermin Jusufoviq,  të cilët janë pjesëmarrës në Festivalin Internacional  të  Folklorit që po  mbahet në qytetin tonë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që  aktivitete të këtij lloji kanë për qëllim  të bashkojë  artistë të rajonit, të nxjerrë në pah  vlerat  e  papërsëritshme  të kulturës  së ansambleve  pjesëmarrëse dhe  e tërë kjo në  dobi të  turizmit kulturorë.

Ishte vlerësim  i përbashët se Festivali i cili  po  mbahet nen siglën e Organizatës Turistike dhe Komunës së Ulqinit në tërësi po i përmbush  këto synime. Po, ashtu  u fol edhe  për format e tjera të  bashëpunimit ndërmjet dy qyteteve të cilët janë të  binjakëzuar, thuhet në kumtesën e Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio