Politikë Më shumë

Fronti kthehet në Kuvend?

Prej tvteuta09:46, 14 Qershor 2017

Deputetët e Frontit Demokratik planifikojnë kthimin në Kuvend në mbledhjen kur do të diskutohet heqja e imunitetit të deputetit të këtij grupi politik Nebojsha Medojeviq, njofton Pobjeda nga burime të afërta me Frontin.

Sipas burimit, arsyeja e kthimit është përballja direkte me kryeprokurorin  Milivoje Katniq, por nga Pobjeda thonë se në Front ka kohë që po mendohet për kthim definitiv në Kuvend, por është kërkuar arsyeja e duhur. Po ashtu edhe një pjesë e opozitës , përveç Demokratëve, është në diskutime për modalitetin e ndërprerjes së bojkotit dhe kthimin në Kuvend.

  • 1

    Radio