Kulturë Më shumë

Sonte fillon manifestimi “Dita e Rumisë 2017”

Prej tvteuta09:57, 20 Maj 2017

Nën organizimin e shoqatës së bjeshkatarëve “Rumia”, sonte fillon manifestimi “Ditët e Rumisë 2017”. Në kuadër të kësaj ngjarjeje të gjithë të interesuarit mund tu bashkangjiten bjeshkatarëve të cilët kampojnë në çadrat e tyre , dhe në këtë mënyrë të shijojnë qëndrimin në natyrë.

Nesër në orën katër të mëngjesit para ndërtesës së Komunës së Ulqinit do të bëhet grumbullimi dhe nisja e të interesuarve të tjerë, kurse nisja për Rumi planifikohet në orën 6. Ky manifestim në vehte ka edhe aktivitete të tjera kulturore dhe argëtuese.

  • 1

    Radio