Kulturë Më shumë

Simpozium për Servantesin

Prej tvteuta16:04, 3 Maj 2017

Në pallatin Venecia në Kala sot u mbajt simpoziumi shkencor ”Servantes ndër kohëra”  në lidhje me shkrimtarin e njohur spanjoll Miguel de Servantes, dhe qendrimin e tij të supozuar në Ulqin. Në simpozium ishin të ftuar edhe përfaqësues të qytetit të lindjes së Servantesit Alcala de Henares nga Spanja, Yolanda Besteiro de la Fuente dhe Daniel Sesilia.

Po ashtu ishte prezent edhe shkencëtari turk Urtugrul Onan i cili foli për faktet historike të cilët tregojnë për qëndrimimin e Servantesit në pjesën europiane të Perandorisë Osmane, edhe pse Ulqini nuk përmendet me emër. Zonja de la Fuente foli për mënyrat në të cilat qytetit i lindjes së Servantes ka arritur të shfrytëzojë popullaritetin e shkrimtarit për të tërhequr turistë, çka mund të jet ëe vlefhsme edhe për Ulqinin. Në simpozium folën edhe Ismet Karamanga dhe prof.dr. Ruzhdi Ushaku.

  • 1

    Radio