Kulturë Më shumë

Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Prej tvteuta16:05, 28 Prill 2017

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje kulturore e cila i rregullon raportet kulturore ndërmjet dy vendeve dhe e konkretizon këtë bashkëpunim, njofton kumtesa ministrore. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës të dy vendeve, Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Janko Ljumoviq, ku u bisedua për shkëmbimet ndërmjet dy vendeve, më theks të posaçëm në fushën e kulturës. Kryeministri Mustafa, me këtë rast, vlerësoi raportet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi.

  • 1

    Radio