Kulturë Më shumë

Në Bibliotekën e qytetit u hap “Këndi për të rinj”

Prej tvteuta16:06, 26 Prill 2017

Organizata Horizonti i Ri në ambientet e Bibliotekës së qytetit bëri hapjen solemne të “Këndit për të rinj”. Këto hapsira të reja do të jenë në shërbim të të rinjëve, duke u bërë kështu biblioteka e parë në Mal të Zi e cila ofron një kënd të tillë.Në ceremoninë e hapjes, përveç të rinjve,  moren pjesë edhe përfaqsues të shoqërisë civile, Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Sportit, si dhe bizneseve lokale të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e këtij këndi.

Në këtë solemnitet folen udheheqësja e Biblotekës Ardita Rama,  Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për rini pranë ministrisë së sportit të Malit të Zi, Nenad Koprivica  , drejtori i OJQ “Horizonti i Ri “ Nazif Veliq, si dhe kryetari i Komunes së Ulqinit , Nazif Cungu, i cili njëherit beri edhe hapjen solemne të këtij këndi, se bashku me udheheqësen e bibliotekës.

 

  • 1

    Radio