Kulturë Më shumë

Greqia mbështet Serbinë kundër antarësimit të Kosovës në UNESCO

Prej tvteuta16:22, 21 Prill 2017

Greqia mbështet gjithë aktivitetin në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë dhe, në këtë kontekst, mbështet Serbinë në aktivitetin e saj në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore. “Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, deklaroi në një intervistë për “Politika”, ministrja greke për Kulturë, Lidia Konjord, e cila ishte për vizitë në Beograd, transmeton RTK.

Ministrja greke shtoi se Serbia mund të llogarisë në ndihmën vendit të saj në UNESCO që ta mbrojë Kosovën si pjesë serbe, sidomos lidhur me objektet kulturore që ndodhen atje, të cilat, sipas gazetës ‘Politika’, shumë sish janë rrënuar viteve të fundit. “Të bashkuar jemi më të fortë e më të kulturuar”, citohet të ketë thënë ministrja greke e Kulturës, Lidia Konjord.

  • 1

    Radio