Kulturë Më shumë

“Mali i Zi në ritmet e Evropës”: 8 nxënës nga Ulqini do të paraqiten me një këngë turke

Prej tvteuta17:24, 4 Prill 2017

Në kuadër të manifestimit “Mali i Zi në ritmet e Evropës”, në të cilin marrin pjesë 21 komuna të Malit të Zi, Ulqinin në finalen që do të mbahet me 29 prill në Podgoricë, do ta përfaqsojnë 8 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Ato sot u pritën në kabinetin e kryetarit të Komunës Nazif Cungu, ku përveç zyrtarëve lokal ishte prezent edhe ambasadori i Turqisë Serhat Galip, vendi i të cilit në këtë manifestim përfaqsohet nga nxënësit e Ulqinit. Ky manifestim organizohet në kuadër të Kartës evropiane  për pjesmarrjen e të rinjve në jetën e komunitetit lokal dhe rajonal, dhe si qëllim ka promovimin e talenteve ,  kulturave të ndryshme , tolerancës dhe barazisë. Në finale nxënësit do të paraqiten me një këngë në gjuhën turke.

  • 1

    Radio