Të forcohet bashkëpunimi në sferën e kulturës
Prej tvteuta16:36, 3 Prill 2017
Ministri i kulturës Janko Ljumoviq u takua sot me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishi. Të dyja palët ranë dakord se ekziston një hapsirë e gjërë për realizmin e përpjekjeve të përbashkëta në sferën e kulturës, si dhe u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes në mes dy vendeve në këtë drejtim.
“Kjo marrëveshje do të jetë bazë për lidhjen ndërmjet institucioneve kulturore dhe artistëve , dhe vendosjen e bashkëpunimit direkt”, tha Ljumoviq.
Edhe ambasadori Durmishi konfirmoi se ekziston një interesim i dyanshëm për forcimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës dhe artit në mes dy vendeve.