Aktuale Më shumë

Të hënen mbrëmja poetike “Natë dimri në Ulqin”

Prej tvteuta16:22, 10 Shkurt 2017

Qendra për kulturë- Ulqin në Galerinë e Arteve me datë 13 shkurt organizon mbrëmje me poezi të autrëve vendas të titulluar “Natë Stine” cikël me lexim i cili hapet më mbrëmjen e stinës së dimrit. Organizatorët e këtij evenimenti kulturorë Jetmira Hoxha dhe Bashkim Alaj për televizionin Teuta spjegojnë se vendosën të sjellin një formë tjetër argëtimi për publikun.

“Natë dimri në Ulqin” do të marrin pjesë adhuruesit e fjalës së shkuar, por nuk do të mungojnë as muzika dhe vallëzimi, në mënyrë që të kompletohet sa më tepër kjo mbrëmje. Stina e dimrit është vetëm nisma e këtij aktiviteti, sepse edhe gjatë stinës së pranverës, verës dhe vjeshtës do të ketë mbrëmje të poezive me autor dhe interpretues të ndryshëm.

  • 1

    Radio