Sociale Më shumë

Nxënësit e Sh.F “Marshall Tito” të suksesshem në gjysëmvjetorin e parë

Prej tvteuta10:14, 20 Janar 2017

Në shkollën fillore “Marshall Tito” suksesi i gjysëmvjetorit të parë ka rezultuar i suksesshëm, u shpreh për Televizionin Teuta  drejtori i ketij institucioni Alim Jahaj. Në këtë shkollë mësimin e ndjekin 1163 nxënës, 1135 prej tyre e ndjekin mësimin në shkollën amë, kurse në tri paralelet e ndara sic është ajo në Zogaj , Pistull dhe Darzë , mësimin e ndjekin 31 nxënës.

366 nxënësit e ciklit të parë të cilet janë nxënësit e klasës së parë, dytë dhe të tretë të gjithë kanë rezultuar me sukses pozitiv.  Ndërsa nga 797 nxënësit e ciklit të dytë dhe të tretë ,191 nxënës kanë rezultuar me sukses negativ , ndërsa 606 nxënës me sukses pozitiv. Gjatë periudhës së pushimit në këtë shkollë është bërë edhe shtrimi i 5 kabineteve si dhe i korridorit lidhës teë tyre , me qëllim përmiresimin e kushteve për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori i ri i emëruar në shkollen fillore “Marshall Tito” Alim Jahaj ,u shpreh se në një të ardhme të afërt do të fillojë edhe realizimi i projekteve të tjera për përmiresimin e kushteve të kësaj shkolle.

 

  • 1

    Radio