Sonte në ora 20.30 premiera e emisionit “Flasim”

Prej tvteuta16:37, 5 Janar 2017

Sonte në ora 20.30 në televizionin Teuta mund të ndiqni emisionin e parë të ciklit të emisioneve “Flasim”.

Emisioni do të trajtojë tematika të ndyshme sociale dhe profesionale, do të emitohet çdo të enjte në ora 20.30 dhe do të udhëheqet nga gazetarja e TV Teuta Dafina Teliqi.

Në këtë emision moderatorja Dafina Teliqi ka zgjedhur të ftojë persona nga fusha të ndryshme të medias dhe gazetarisë të cilët do të flasin për eksperiencën e tyre në profesion. Mysafirët  janë: Ilmira Lika, Haxhi Shabani, Ismet Kallaba dhe Gëzim Mavriqi.

Shikim të këndshëm.

  • 1

    Radio