Në ambijentet e kopshtit për femijë “Arushi Pu” u shënua Dita ndërkombëtare e fëmijeve
Prej tvteuta09:57, 26 Nëntor 2016
Në ambijentet e kopshtit për femijë “Arushi Pu” u shënua Dita ndërkombëtare e fëmijeve,me c`rast nxënësit e këtij institucioni kanë kënaqur të gjithë të pranishmit me ëmbëlsinë e tyre.
Duke recituar, kënduar e vallëzuar perpara prindërve dhe edukatoreve të tyre, më të vegjëlit e kanë shënuar Ditën ndërkombetare kushtuar pikërisht atyre.
Shënimi i Ditës ndërkombëtare të fëmijeve,do të vazhdojë edhe ditën e shtunë,me organizimin e një seminari në ambijentet e bibliotekës së qytetit të Ulqinit ku do të diskutohet rreth të drejtave dhe pozitës aktuale të fëmijëve në shoqërinë tonë.