Aktuale Më shumë

Edhe nxënësit nga Ulqini pjesë e projektit “Mali i Zi në ritmet e Evropës”

Prej tvteuta11:08, 23 Nëntor 2016

Në Qendrën për Kulturë të Ulqinit u mbajtën audicionet mbi  projektin “Mali i Zi në ritmet e Evropës’’ .  Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme u prezantun me këndim dhe vallëzim. Ky projekt po realizohet për herë të pare në mbarë Malin e Zi. Drejtori i projektit në fjalë, David Makeviq për Televizionin Teuta  tha se realizimi i këtij projekti ka për qellim që të bashkojë së bashku fëmijet e pothuajse të gjitha komunave të Malit të Zi, të cilet së bashku do të prezantohen në televizionin shtetëror . E veçanta e projektit është se në televizionin shtetëror, 20 ekipet e përzgjedhura nga të gjitha komunat e Malit të Zi, do të prezantohen në prill të vitit të ardhshëm, në Podgoricë, me një pikë koreografike në gjuhën e shtetit të përzgjedhur të Bashkimit Evropian.

Në periudhen e ardhshme na pret edukimi primar , në kohëzgjatje prej 5 muajsh , dhe më pas fillimi i realizimit të programeve televizive tha Makeviq.

Drejtori Makeviq shpreht se interesimi ka qënë i lartë, si dhe paraqitja e fëmijeve ka qënë e mirë.

Shpërblimi për ekipin fitues do të jetë udhëtim në shtetin që kanë prezantuar, ndërsa administrates lokale do ti shkojnë 50 përqind nga fitesa e mesazheve gjatë votimit .

 

  • 1

    Radio