Bisedimet me Partinë Boshnjake kanë përfunduar, tani priten të tjerët
Prej tvteuta16:20, 22 Nëntor 2016
Sipas disa mediave të vendit bisedimet në mes Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake për ndarjen e posteve në qeverinë e ardhshme kanë përfunduar me sukses. Si përfundim duket se PDS ka pranuar që boshnjaëve tu takojnë 3 vende në qeveri, nënkryetari i qeverisë, ministria e bujqësisë dhe ajo e çështjeve sociale.
Tani priten bisedimet me Socialdemokratët dhe përfaqsuesit e koalicionit “Shqiptarët të vendosur”. Në rast se nuk ka pengesa, pritet që mbledhja e Kuvendit të mbahet të enjten kurse formimi i qeverisë në fillim të javës së ardhshme.