Hap dyert Simpoziumi shkencor për Kalanë e Ulqinit.
Prej tvteuta11:15, 1 Tetor 2016
“Konservimi i qendrueshem i kalase historike” eshte tema e percaktuar per kete simpozium te madh nderkombetare,ne te cilin marrin pjese rreth 20 njohes eminent te trashegimise kulturore nga Europa dhe SHBA.
Ekspertet e fushave te ndryshme qe jane pjese e ketij simpoziumi,gjate ligjerimeve te tyre do te shprehin mendimin e vet rreth qendrueshmerise se Kalase se Ulqinit,monumentit kulturore te kategorise se pare.
Ideja per organizimin e ketij simpoziumi ka lindur nga Cafo Boga dhe Naser Cobi, afariste nga SHBA,perderisa realizimi eshte bere I mundur nga Fondacioni Kulturore amerikano-shqiptare nga Nju Jorku ne bashkepunim me Komunen e Ulqinit.
Ky simpozium do te zgjase deri diten e diele.