Nënkryetarja Gjoni priti nxënësit nga Gjermania
Prej tvteuta10:08, 14 Shtator 2016
Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, priti në takim nxënësit nga Gjermania, të cilët janë mysafir të nxënësve të Ulqinit. Shkëmbimi i nxënësve ka tashmë 14 vite që e vazhdon traditën e vet, ku me çrast nxënësit njihen me kulturën e vendit që vizitojnë.
Nënkryetarja Gjoni u shpreh e kënaqur që Ulqini është mikpritës i nxënësve të cilët shfaqin interesin që të njihen më nga afër me arsimimin, kulturën dhe traditen e Ulqinit. Mbi 20 nxënës nën shoqërimin e dy profesorëve Kurt Schafer dhe Armir Schurr u shprehen falenderues për mikpritjen. Profesorët u shprehen se Ulqini është vend me harmoni multietnike dhe multikonfesionale.