Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës – shfaqet interesim i madh

Prej tvteuta10:20, 10 Shtator 2016

Ka filluar festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Ulqin i mbajtur mbrëmë në ambientet e hotelit Mediteran. Në hapjen e këtij festivali folën kryetari i shoqatës kulturore shqiptaro – amerikane Cafo Boga, sopranoja Eleonor Valkenburg si dhe kryetari i komunes së Ulqinit Nazif Cungu.

Ata të tre shprehen kënaqësin e organizimit të këtij festivali i cili shpresojnë se do të kthehet në tradicional. Në sallen e mbushur plot nga përsonalitete të qytetit por jo vetëm , edhe me prezencën e ambasadorës se Ambasadës Amerikane në Mal te Zi, përformuan emra të shquar të muzikes klasike si Eleonor Valkenburg, Oren Fader, Natasha Mitroviq , Gjylie Pelingu dhe Iliriana Gjoni.

Nata e dytë e cila do të mbahet sonte po në hotelin Mediteran në orën 20:00 do të sjell koncertin nga pianistet Iliriana Gjoni dhe Natasha Mitroviq, të cilat do të përformojnë solo dhe duo. Televizioni Teuta është sponsor mediatik i këtij festivali dhe sonte në orën 20:30 ju ftojmë të ndiqni natën e pare.

  • 1

    Radio