Udhëheqësit komunal takohen me drejtorat e shkollave fillore
Prej tvteuta15:46, 22 Gusht 2016
Sot, kryetari i komunës Nazif Cungu dhe kryetari i kuvendit Loro Nrekiqi u takuan me drejtorët e shkollave fillore. Aty krahas  njoftimit që komuna do të sigurojë kompletet për nxënësit e klasave të para u prekën dhe një sërë cështjesh të tjera që përcjellin arsimin.
Drejtorët përshëndetën nismën e inicuar nga komuna dhe sipas evidencës së ofruar nga ana e tyre , komuna këtë vit të ri shkollor do të sigurojë mbi 250 komplete për nxënësit e klasave të para. U la që së shpejti të inicohen takimet me secilët prej drejtorëve veçmas, si dhe të përbashkëta, ku sejcili drejtor në mënyrë precize do të prezantojë nevojat që paraqiten nëpër shkollat e tyre.
Kryetari Cungu ofroi si ndihmë kyçjen e Agjencisë për ndërtim dhe zhvillim të qytetit tonë , në hartimin e eleborateve projektuese dhe u shpreh i gatshëm që edhe komuna të ndihmoje brenda mundësive të saja ,krahas ndihmës që do të ofrojë dhe që do të kërkohet nga Ministria e arsimit. Kryetari Cungu, paralajmëroi një takim të ngjashëm edhe me drejtorat e shkollave të mesme.