KKSH: Fillon seminari “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”

Prej tvteuta09:11, 3 Gusht 2016

                                      Kumtesë për Opinion

Me 01 gusht 2016 në Shkodër hapi punimet seminari XII mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”.

Në hapjen solemne të seminarit ishte i ftuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mali e Zi, njëherit edhe deputet z. Genci Nimanbegu.

Në fillim të punimeve të seminarit të pranishmëve Ju drejtuan Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi dhe kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu.

Seminari do të zhvilloj punimet nga data 01 deri me 04. 08.2016. Në seminar marrin pjesë 130 mësimdhënës shqiptar që japin mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Shërbimi për informim i KKSH-së

 

 

  • 1

    Radio