Panairi i artizanëve prej 3 deri 6 gusht 2016
Prej tvteuta10:12, 1 Gusht 2016
Shoqata e artistëve dhe artizanëve Globus Art nga Ulqini në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit do të organizojnë panairin e IV ndërkombëtar të artizanëve në Plazhin e vogël prej 3 deri me 6 gusht 2016.
Në këtë eveniment do të prezantohen të gjitha fushat artizanale dhe artet vizuale. Qëllimi i këtij panairi është rritja e peshës dhe vlerës së Ulqinit dhe promovimi i ofertës turistike në këto ditë verore.
Hapja solemne do të bëhet në Plazhin e Vogël me 03 gusht kurse panairi do të zgjasë prej orës 16.00 deri në orët e vona të mbrëmjes.