“TV TEUTA” ME SUKSESIN E RADHES, FITOI FREKFENCEN PER “RADIO TEUTA”

Prej tvteuta19:30, 3 Gusht 2016

Drejtori i Agjensionit per media elektronike Abaz Belli Xhafiq  i ka dorezuar  drejtoreshes se TV Teuta Ilmira Lika,  lejen per emitimin e programit te pergjithshem per radio, ne baze te se ciles TV Teuta ka fituar frekfencen  e re per “Radio Teuta”.

Sipas drejtoreshes Ilmira Lika, transmetimi i programit ne Radio Teuta” do te filloje shume shpejt, pasi qe te perfundoje i tere procesi i instalimit teknik.

Keshtu, Radio dhe Televizioni Teuta do te behet shtepia e pare medatike dygjuhesore komerciale në Mal të Zi, me 80% te programit ne gjuhen shqipe e cila i perfshin te gjitha mundesite e informimit te sakte dhe te shpejte , duke i ruajtur ne rend te pare gjuhen dhe vlerat e identitetit kombetare, por gjithnje duke respektuar edhe vlerat multietnike te qytetit ku jetojme. Informacionet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota do ti ndiqni ne radio, ne televizion, ne portal, rrjetin social Facebook, Youtube, Dailymotion, rrjetin kabllovik M-tel, diaspora ne TV Alb, Tibo ne Shqiperi  si dhe ne live stream  ne faqen e portalit përmes internetit kudo ne bote.

Jemi mjaft te kenaqur me mbarevajtjen e procesit te transformimit digjital, pasiqe per afatin kohore nje vjecare kemi arritur qe ti pergatisim te gjitha ceshtjet protokollare dhe teknike, duke filluar nga Multipleks MUX UL 1, ku ishim televizioni i vetem lokal ne Mal te Zi i cili e fitoi te drejten e Operuesit Media N,  pastaj kemi fituar frekfencat si emitues digjital te programit te TV Teuta, kemi regjistruar Portalin e televizionit, dhe tani kemi fituar frekfencen per “Radio Teuta”, tha drejtoresha Lika.

Ishte nje proces i gjate dhe i veshtire, por i vlefshem. Ne jemi ende ne fazen e punimeve, duke eliminuar edhe pengesat e vogla te transmetimit, kurse per  teleshikuesit Ne si udheheqesi se bashku me kuadrot profesionale cdo dite e me teper po japin risi ne skemen programore, dhe kjo eshte rruga te cilen do ta ndjekim, deklaroi llmira Lika, drejtoresha ekzekutive e RTV Teuta.

 

  • 1

    Radio