Në qendër të vëmëndjes pastrimi i kanalit Port Milena dhe atij të Braticës
Prej tvteuta16:25, 28 Korrik 2016
Kryetari i Komunës Nazif Cungu , sëbashku me Sekretarët e sekretariateve dhe bashkëpunëtorë të tjerë pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë sllovene për aplikime ekologjike të kryesuar nga Alenka Zallaznik.
Këta njoftuan të pranishmit me aktivitetet që kanë ndërmarrë dhe ata që priten rreth realizimit të një pilot projekti me vlerë 30 mijë euro, projekt që po realizohet në afërsi të hotelit ,,Otrant ,,falë Komunës,shtetit të malit të Zi dhe atij të Sllovenisë. Ky projekt ka të bëjë me pastrimin e ujrave të zeza dhe ecuria e tij do të aplikohet më pas edhe tek kanali i Braticës dhe në Portomilenë.
E njëjta kompani do të bëjë analizën e ujit dhe baltës dhe do të përgatisë raportin dhe masat që duhet ndërmarrë. Pilot projekti duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti kalendarik e në takim obligime iu ndanë dhe Sekretariateve të komunës tonë.
Projekti u tha se është i një rëndësie të vecantë dhe se ai ngushtësisht është i lidhur me projektin pasues që do të rregullojë cështjen e kanalizimeve në katër lagje të komunës qe pritet të fillojë të realizohet nga fundi i këtij viti.Në takim u dëgjua se pas sezonit turistik pritet të bëhet pastrimi i kanalit të Braticës, që jo rralle eshte bërë burim ndotjesh dhe vatër e mushkajave.