Mustafiq-Meta: Të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve

Prej tvteuta15:29, 13 Korrik 2016

Intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të përgjithshëm midis Shqipërisë dhe Malit të Zi është i domosdoshme dhe me interes të ndërsjelltë, u tha gjatë takimit të  nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Suljo Mustafiq, me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta.

Nga kabinetit të nënkryetarit të Kuvendit njoftohet se Mustafiq, me këtë rast, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, u përforcuan me prioritetet e përbashkëta në rrugën evropiane dhe euroatlantike, bashkëpunimin në nismat rajonale që përfaqësojnë një shembull pozitiv të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve në rajon.

Nënkryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen e tij institucionale dhe personale për Parlamentin e Shqipërisë dhe kryetarin Meta për ratifikimi i Protokollit për pranimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se qëllimet strategjike të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, nuk mund të arrihen pa një rol aktiv në bashkëpunimin rajonal.

  • 1

    Radio