Ndërprerje e energjisë elektrike
Prej tvteuta09:46, 8 Korrik 2016
Pjesë të Ulqinit sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të vendosjes së matësave të rinj elektronik dhe punimeve në rrjet, njoftohet nga Sistemi elektrik i shpërndarjes.
Rrymë nuk do të ketë një pjesë e bulevardit Teuta tek objekti Idea deri në Kodra, prej orës 10 deri në 12. Prej orës 10 e 40 minuta deri në 16 e 45 minuta pa furnizim me energji elektrike do të jetë pjesa e Plazhit të madh kah Shtoji dhe një pjesë e Shtojit të poshtëm deri te hoteli Imperial. Pa rrymë, nga ora 13 deri në ora 19, do të jetë një pjesë e rrugës Vido Matanoviq, Rruga 7 dhe një pjesë e Limanit deri te kisha ortodokse.
Nga ora nëntë deri në ora 15, pa energji elektrike do të jetë rruga prej shkollës “Boshko Strugar” kah Plazhi i vogël dhe një pjesa e Ranës deri tek Kalaja.