Kulturë Më shumë

Sot në Kala nisin aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeve

Prej tvteuta11:38, 16 Maj 2016

Sot në  muzeun e Ulqinit në orën 20:00 nisin aktivitetet në kuadër të ditës ndërkombëtare të Muzeve.  Përgjegjësi i muzeut Gazmend Kovaci shprehet për televizionin Teuta se aktivitetet në kuadër të evenimentit  “Manifestimi I Muzeut” do të jenë të shumta para dhe pas kësaj date, duke zgjatur deri në 3 javë. Kovaci tregon se gjatë këtyre ditëve do të jenë të pranishëm shumë krijues nga Ulqini. Pjesë e këtyre aktiviteteve do të jetë edhe ekspozita personale e piktores ulqinake Halida Shllaku e cila do të sjell një ekspozitë të vecantë me punime në folje. Ajo vjen për herë të parë me një ekspozitë në qytetin e saj të lindjes. Në këtë ekspozitë do të prezantohen 52 punime në folje që vinë të punuara enkas për këtë prezantim në Muzeun e Ulqinit. Evenimenti “Manifestimi i muzeut” do të ketë një program të gjerë, pasi do të jetë përurimi i guidës së muzeut dhe galerisë së arteve, pasurimi i koleksionit të galerisë, arkeologjisë dhe etnografisë, prezantimi I trashëgëmisë kulturore etj. Data 18 Maj do të kulmojë me të ftuar të ndryshëm,sic janë  zyrtarët e personalitetet e fushave të ndryshme të artit dhe jo vetëm.

  • 1

    Radio