GJUKANOVIQ: NE DO TË FITOJMË
Prej tvteuta19:53, 27 Prill 2016
Kryeministri  i Malit të Zi Millo Gjukanoviq deklaroi sot se PDS  nuk do të ketë nevojë për partner të koalicionit as para as pas zgjedhjeve, sepse qëllimi I tyre është që ti fitojnë ato.
Ai tha se subjekteve politike ju kanë ofruar bashkëpunim pas zgjedhjeve, pa marrë parasysh rezultatet e fituara. Marëdhënjet e PDS-së me pakica nuk janë marëdhënje matematikore, por marëdhënje të cilat janë në interes të shtetit të Malit të Zi  dhe ky  është një synim afatgjatë I PDS-së.  Unë ju kam treguar ofertat edhe partive tjera, ne nuk do të ngasim pas asnjërit partner, sepse rezultatet do të na japin  të drejtën që të mos ngasim pas kujtdo, deklaroi Gjukanoviq.