Sociale Më shumë

Pharmalife: Ligjeratë për Osteoartritin degjenerativ

Prej tvteuta09:50, 3 Shkurt 2016

Informatë për media.

Podgoricë, 02.02.2016

 

Sot në hotelin “Podgorica” në Podgoricë janë mbajtur Ligjerata shkencore me temë:  “Osteoartriti degjenerativ – mundësitë shëruese”

Këto ligjerata janë organizuar nga ana e kompanisë “Pharmalife” nga Ulqini dhe ka mbledhur një numër të madh të mjekëve dhe farmacistëve nga Mali i Zi dhe si ligjerues ka pru emra eminent nga fusha e ortopedisë dhe reumatologjisë.

Temën qëndrore ““Osteoartriti degjenerativ – mundësitë shëruese” “ e ka mbajtur dr Goran Tuliq, nga fakulteti i mjekësisë  i Universitetit të Beogradit dhe klinikës së kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë të qendrës spitalore te Sërbisë.

 

Temën “Roli i hondroprotektorëve  në shërimin osteoartrititit“ e ka mbajtur dr Rifat Megjedoviq, specialist i mjekësisë interne nga departimenti i reumatologjisë dhe klinikës interne pranë Qendrës spitalore të Malit Të Zi.

 

Me këtë rast organizatorët kanë paraqitur  KONDROMIN-S, ilaçin të cilin kjo kompani e ka futur ne tregun e Malit te Zi, i cili përdoret për shërimin e osteoartritit dhe të gjitha dëmtimet tjera të nyjeve.

Kompania “Pharmalife” në këtë vit fillon me një projekt të ri, i cili është përfaqësimi i LIV Hospital, spitalin prestigjoz nga Turqia, përfaqësuesit e të cilit ishin sot në këtë takim, ku të pranishmëve i kan prezantuar mundësitë që ka ky spital.

Kjo Ligjeratë ishte e akredituar nga Oda e Mjekëve dhe Urdhëri i farmacistëve të Malit të Zi dhe e para e këtij lloji që organizohet nga një kompani nga Ulqini.

 

  • 1

    Radio