Merkel: Në Ballkan mund të shpërthejnë luftime
Prej tvteuta10:04, 4 Nëntor 2015
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se mund të shpërthejnë luftime në Ballkan, përgjatë rrugës kryesore të migrantëve që duan të arrijnë në Evropë, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj me Austrinë.
Merkel ka refuzuar sërish thirrjet për të ndërmarrë veprime drastike për të ndaluar fluksin e migrantëve, duke thënë se tensionet janë të larta midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk dua që të rikthehen konfliktet ushtarake atje”, ka thënë Merkel, duke iu referuar Ballkanit.
Ajo u ka thënë anëtarëve të partisë së saj se mosmarrëveshjet në një rajon tashmë të rrënuar nga luftërat, mund të përshkallëzohen.