OBAMA FTON ISA MUSTAFËN
Prej tvteuta09:50, 24 Gusht 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York, njofton kryeminstria.
Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.