TAKOHEN DY KRYEMINISTRAT
Prej tvteuta12:28, 29 Qershor 2015
Kosova dhe Serbia do të provojnë të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park të Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
​Dy delegacionet, ai i Kosovës i prirë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ai i Serbisë i prirë nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini do të provojnë të gjejnë përafrime rreth këtyre katër temave.