NJË RRUGË ME EMRIN FIQRI HASANAGA
Prej tvteuta11:59, 18 Maj 2015
Komisioni komunal për emrimin e rrugëve dhe shesheve tashmë i ka diskutuar edhe aprovuar propozimet që kanë arritur në adresën e kësaj trupe kuvendore komunale mbi emrimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit të Ulqinit dhe të zonave rurale të kësaj komune.
Televizioni Teuta nga burimet e përafërta të këtij komisioni merr vesh se ndër nismave të propozuara ndodhet edhe emri i kompozitorit dhe veprimtarit Fiqri Hasanaga.Sipas propozimit, emrin e këtij personalitetit të kulturës,jo vetëm të Ulqinit,por edhe më gjerë, do ta bartë rruga duke filluar nga ish- fontana e deri te udhëkryqi te Shtëpia e shëndetit.
Propozimet e miratuara nga komisioni respektiv duhet të marrë mbështetjen edhe të bashkësive lokale.Përveç emrit Fiqri Hasanaga,janë deponuar edhe emrat Edit Durham, Pavle Mijoviq etj.Pas verifikimit ne Bashkësitë lokale,propozimet do të jenë në duart e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.