Aktuale Më shumë

Millatoviq në një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë

Prej tvteuta10:20, 29 Tetor 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, më 30 dhe 31 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, njoftoi zyra për marrëdhënie me publikun.

“Millatoviq do të pritet në Sarajevë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pasuar nga një takim mes Presidentit Millatoviq dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnje Hercegovinës.

Denis Beqiroviq, Zhelka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, e më pas takim dypalësh i delegacioneve të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë, presidenti Millatoviq do të takohet me anëtarët e kolegjiumit të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnje Hercegovinës, Dragan Çoviq dhe Nebojsha Radmanoviq dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

“Vizita e ardhshme zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë është vizita e tretë e Presidentit Millatoviq në rajon, pas Serbisë dhe Kroacisë, dhe vazhdimi i përkushtimit të Presidentit të Malit të Zi për bashkëpunim të mirë fqinjësor si parakusht kyç në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028”, theksoi ai.

Tema e diskutimit do të jetë forcimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve dhe perspektiva e tyre e përbashkët evropiane, dhe një fokus i veçantë i kushtohet mirëmbajtjes së forumit të biznesmenëve të dy vendeve, i cili do të hapet nga presidenti Millatoviq dhe kryetari i presidencës së BH-së Beqiroviq.

  • 1

    Radio