Aktuale Më shumë

Mbështetja e Ministrisë në zbatimin më efektiv të ligjit

Prej tvteuta15:02, 17 Tetor 2024

Ministri i Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Damjan Qullafiq, ka zhvilluar një takim me inspektorët e mjedisit, të cilët së fundmi kanë hyrë në juridiksionin e ministrisë së linjës. Në takim morën pjesë shtatë inspektorë dhe një këshilltar dhe fokusi ishte organizimi më i mirë, përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe krijimi i kushteve optimale për inspektime.

Siç thuhet në njoftim, ministri Qullafiq i uroi mirëseardhjen dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre në ruajtjen e standardeve ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë takimit, inspektorët e mjedisit prezantuan një sërë problemesh me të cilat përballen në terren, si dhe sfidat që lidhen me zbatimin e rregulloreve mjedisore. Ata u shprehën të kënaqur që tani janë nën kujdesin e Ministrisë, sepse besojnë se me punë dhe koordinim të përbashkët do të mund t’i zgjidhin problemet e akumuluara në mënyrë më efikase. U diskutuan problemet dhe prioritetet aktuale, si dhe përmirësimi i pajisjes teknike të shërbimeve të inspektimit në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më efektive”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Qullafiq theksoi se Ministria është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit dhe për të siguruar zbatimin më efektiv të ligjit.

  • 1

    Radio