Aktuale Më shumë

Vendimi i shtetit për statusin e Kosovës është i pakthyeshëm

Prej tvteuta13:50, 14 Tetor 2024

Me anëtarësimin në Qeverinë e Malit të Zi, përbërësit e ish-Frontit Demokratik e njohën Kosovën shtet të pavarur, theksojnë në Alternativën Shqiptare dhe thonë se vendimi i shtetit të Malit të Zi për statusin e Kosovës është i pakthyeshëm.

Reagimi i Alternativës Shqiptare pasoi deklaratën e zëvendëskryeministrit Millun Zogoviq se partia e tij (DNP) nëse do të kishte mundësi të formonte pushtetin ekzekutiv, do ta anulonte menjëherë vendimin për njohjen e Kosovës. Këtë e ka thënë Zogoviq mbrëmë si i ftuar në TV Vijesti.

“Ata mund të ndiejnë çfarë të duan, të gënjejnë veten dhe votuesit e tyre, por me anëtarësimin në Qeverinë e Malit të Zi, Fronti Demokratik e njohu Kosovën si shtet të pavarur, siç u njoh nga qeveria dhe shteti i Malit të Zi. Deklarata që de jure nuk do të thotë asgjë as de facto dhe justifikimet (gënjeshtra) ndaj votuesve janë pjesë e folklorit të Frontit Demokratik, dhe vendimi i shtetit të Malit të Zi për statusin e Kosovës është i pakthyeshëm”, thonë nga Alternativën Shqiptare.

Në reagimin e nënshkruar nga kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, shtohet se nëse Frontin Demokratik nuk e njeh Kosovën, mund të largohen nga Qeveria, sepse Qeveria e Malit të Zi e njeh Kosovën e pavarur, dhe ndërsa është ulur në Qeverinë e Malit të Zi si de jure ashtu edhe de fakto ata gjithashtu e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Fronti Demokratik mbështet diçka në mënyrë deklarative apo jo është absolutisht e parëndësishme, sepse ju absolutisht nuk vendosni asgjë për këto çështje dhe nuk keni asnjë ndikim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

 

  • 1

    Radio