Aktuale Më shumë

Mali i Zi dëshiron të hyjë drejt BE-së dhe të jetë një anëtar i barabartë

Prej tvteuta15:13, 7 Tetor 2024

Ne duam të jemi faktor i barabartë në bashkësinë e kombeve evropiane, sepse ne jemi Evropa, tha kryetari e Kuvendit Andrija Mandiq.

Mandiq ka organizuar sot një pritje zyrtare në Parlament për Jussi Halla-aha, kryetarin e Parlamentit të Finlandës, i cili me ftesë të Mandiqit është në vizitën e tij të parë zyrtare në Mal të Zi.

Pas prezantimit të delegacioneve, Mandiq dhe Halla-aha zhvilluan një bisedë kokë më kokë në kabinetin e Presidentit, pas së cilës kryeparlamentari finlandez nënshkroi librin e përshtypjeve.

Siç raportohet, Mandiq shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e parë zyrtare të kryetarit të Parlamentit finlandez në Mal të Zi, duke shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërtohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet.

“Ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme sot dhe veçanërisht dua të falënderoj Finlandën për mbështetjen e fortë që na ka treguar në rrugëtimin tonë evropian dhe qëndrimin e saj shumë të qartë se kandidatët e BE-së duhet të trajtohen bazuar në meritat e tyre dhe rezultatet që kanë arritur”, tha Mandiq.

Mandiq theksoi se vendi ynë ka një plan ambicioz për mbylljen e katër kapitujve të negociatave deri në fund të vitit, përkatësisht kapitullin 7 (Ligji i Pronësisë Intelektuale), 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media), 20 (Sipërmarrja dhe Politika Industriale), 31 (Të jasthme, Politika e Sigurisë dhe Mbrojtjes), dhe për të mbyllur të gjithë kapitujt e mbetur deri në fund të vitit 2026.

“Ne i përkasim familjes së kombeve evropiane dhe e kam komunikuar qartë mesazhin që kam përcjellë këto ditë në Romë dhe në adresa të tjera se Mali i Zi dëshiron të hyjë drejt BE-së, jo gjunjëzuar, as zvarritur, sepse ne i përmbahemi vlerave tona, njësoj si finlandezët ata i mbajnë të tyret. Ne duam të jemi faktor i barabartë në bashkësinë e kombeve evropiane, sepse ne jemi Evropa”, tha Mandiq.

Mandiq përfundoi se vendi ynë po udhëheq një luftë vendimtare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse ky është një hap kyç drejt rimëkëmbjes dhe një të ardhmeje më të mirë për Malin e Zi.

Halla-aha tha se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe shtoi se beson se ne ndajmë shumë vlera dhe ambicie sa i përket planit ndërkombëtar.

Raportohet se Halla-aha vlerësoi progresin që Mali i Zi ka arritur këtë vit, si dhe reformat kyçe që po zbatohen dhe që po përshpejtojnë rrugën tonë drejt BE-së

“Finlanda e mbështet plotësisht Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, përfundoi Halla-aha.

Pas takimit, Mandiq ka vizituar Kuvendin e Malit të Zi, pas së cilës do të shtrojë një drekë formale në Villa Gorica.

 

  • 1

    Radio