Rajoni/Bota Më shumë

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Prej tvteuta14:20, 5 Tetor 2024

Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Kurti ka potencuar se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët.

Kreu i Qeverisë së Kosovës u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan.

“Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit.

Presidenti i Serbisë akuzon qeverinë tonë se dëshirojmë t’i dëbojmë serbët nga Kosova. Në fakt serbët janë shumë të sigurtë në Kosovë se në Serbi. Atje ka shumë dhunë vrastare në televizion, e në shtëpi dhe shkolla… Në Kosovë nuk bënë të ketë politikan në skenën politike që nuk distancohen nga Milosheviqi dhe Putini…

Beogradi zyrtar po dëshiron të dëshmojë që serbët dhe shqiptarët nuk mund të jetojnë bashkë, që ata nuk mund të jetojnë as pranë njëri-tjetrit…Nëpërmjet dhunës në veriun e Kosovës ata kanë synuar që të dëshmojnë që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë bashkë, andaj edhe duhet ndarje në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit para një viti kishte për qëllim një konfliktit të gjerë dhe të gjatë me të gjithë atë armatim që e kishin sjellur paraprakisht në funksion të aneksimit të Kosovës”, tha Kurti.

  • 1

    Radio