Politikë Më shumë

Në Konferencën e Ministrave të Ekonomisë në Berlin

Prej tvteuta10:18, 24 Shtator 2024

Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj do të merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Ekonomisë së Ballkanit Perëndimor me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Berlin.

Ftesa zyrtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje u dërgua nga zëvendëskancelari dhe ministri për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik të Republikës Federale të Gjermanisë, Robert Habeck.

Temat kryesore të konferencës ministrore me rastin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit do të jenë: “Ballkani Perëndimor si një zonë ekonomike në rrugën drejt BE-së” si dhe tregu i përbashkët rajonal, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve për investime private në mënyrë që të forcohet konkurrueshmëria në rajon dhe të përmirësohet klima e biznesit, si dhe sfidat e politikës energjetike në rajon, dhe futja e Mekanizmit Ndërkufitar të Rregullimit të Karbonit (CBAM) dhe sfidave të lidhura me politikat ekonomike dhe industriale.

  • 1

    Radio