Aktuale Më shumë

Mali i Zi është ndër 23 shtetet anëtare që ndanë të paktën dy përqind të PBB-së për mbrojtjen

Prej tvteuta14:26, 11 Korrik 2024

Mali i Zi ishte në mesin e 23 vendeve anëtare që ndanë të paktën dy për qind të PBB-së kur bëhet fjalë për investimet në mbrojtje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, në kuadër të delegacionit të kryesuar nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Ministri mori pjesë në një seancë kushtuar parandalimit dhe mbrojtjes, ku u theksua edhe një herë domosdoshmëria e përshtatjes së vazhdueshme të Aleancës në mënyrë që ajo të jetë e gatshme dhe e pajisur në mënyrë adekuate për t’iu përgjigjur me sukses të gjitha llojeve të sfidave, pavarësisht nga natyra dhe drejtimi i tyre i veprimit.

“U konstatua se aleatët treguan përkushtim dhe vendosmëri në forcimin e mbrojtjes kolektive në mënyrë që NATO edhe pas 75 vitesh ekzistencë të mbetet garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetit në të gjithë zonën euroatlantike. Gjithashtu, u konstatua se ka progres të dukshëm në arritjen e zbatimit të planeve të mbrojtjes, si dhe në alokimin e mëtejshëm të forcave për këto nevoja”, thuhet në njoftim.

Theksohet se fakti që këtë vit ka pasur tendencën më të madhe të rritjes në dekadën e fundit sa i përket alokimeve për mbrojtje, tregon vendosmërinë e secilit aleat për të marrë pjesën e vet të barrës kolektive.

“Në fakt, raporti vjetor pranoi se të gjithë aleatët rritën investimet e tyre në mbrojtje dhe Mali i Zi ishte ndër 23 anëtarët që ndanë të paktën 2 për qind të PBB-së. Kur bëhet fjalë për rëndësinë e qëndrueshmërisë së kapaciteteve industriale mbrojtëse, u theksua domosdoshmëria e investimeve të vazhdueshme dhe afatgjata në zhvillimin e kësaj zone, si një nga parakushtet thelbësore për parandalim dhe mbrojtje të qëndrueshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

 

  • 1

    Radio