Ditë jo pune 13, 14 dhe 15 korrik

Prej tvteuta12:43, 8 Korrik 2024

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se, me rastin e 13 korrikut – Ditës Kombëtare, ditë jopune do të jetë e shtuna 13 korrik, e diela 14 korrik dhe e hëna 15 korrik.

Ata kujtojnë se, bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat tjera, dita e shtetësisë festohet më 13 dhe 14 korrik.

Duke qenë se dita e dytë e festës është e diela, edhe e hëna është ditë jopune.

Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin, thuhet në njoftim.

 

  • 1

    Radio