Tërmet afër Mojkovacit
Prej tvteuta12:50, 2 Qershor 2024
Një tërmet i lehtë me epiqendër 21 kilometra në veriperëndim të qytetit është regjistruar në Mojkovac sot rreth orës 11:00.
Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 3.3 njësi të shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet epiqendror prej pesë gradësh në shkallën Mercalli (MCS).
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në një thellësi prej 13 kilometrash.
“Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në zonën epiqendrore”, njofton Instituti për Sizmologji.