Përfundon procesi i votimit. Dalja vetëm 56.4%

Prej tvteuta20:44, 11 Qershor 2023

Në Mal të Zi sot u mbajtën zgjedhjet parlementare, në të cilat garuan 15 lista zgjedhore.

Procesi zgjedhor kaloi pa probleme të theksuara, përveç disa pengesave teknike, ndërsa incidenti më i rëndë ndodhi në komunën e Tuzit, ku në një qendër votimi i mbyll për shkak të disa parregullsive, për çka aty procesi do të përsëritet.

Ajo çka i karakterizoi këto zgjedhje është dalja e ulët, sipas të dhënave të QTD vetëm 56.4% e qytetarëve të regjistruar dolën për të votuar çka është dalja më e ulët e regjistruar në zgjedhjet parlementare në Mal të Zi. Në ato të vitit 2020, dalja ishte 76.6%

  • 1

    Radio