Voton Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq

Prej tvteuta12:59, 11 Qershor 2023

Pritshmëria më e rëndësishme është që dita e sotme të kalojë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me standardet demokratike.

Po ashtu, ajo që është shumë e rëndësishme është që qytetarët e Malit të Zi të dalin sot dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe në bazë të kësaj Kuvendi i Malit të Zi të pasqyrojë në mënyrë shumë më adekuate realitetin politik që ekziston aktualisht në Mal të Zi.

Pres që me konstituimin e Kuvendit të Malit të Zi të vazhdojë procesi i konsultimit që kam filluar dhe deri në fund të verës të bëhen emërime të rëndësishme në gjyqësor.
Shpresoj që Qeveria të formohet shpejt dhe të përshpejtojë rrugën e reformave për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

  • 1

    Radio