Aktuale Më shumë

Në Mali të Zi mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Prej admin10:20, 11 Qershor 2023

Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga pavarësia e vendit në vitin 2006. Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Sot në mëngjes janë hapur vendvotimet në të gjithë vendin dhe procesi po vijon normalisht.

Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviç. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviç, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviç.

Lista e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos-it është në vendin e katërt dhe kryesohet nga kryetari i PKSH-së, Vladimir Jokoviç, në pozitën e pestë është Koalicioni Popullor i përbërë nga Prava Mali i Zi, Lëvizja Demokratike Kristiane (DHP), Mali i Zi i Lirë, Partia e Serbisë Demokratike dhe Lëvizja për Pljevlja, dhe kreu i DHP-së është Dejan Vukshiç.

Vendi i gjashtë në listë i takon Aleancës Shqiptare, përbërës të së cilës janë Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi civil Pokret za Tuzi, dhe kryetar i Forcës është Genci Nimanbegu. Pas saj vjen lista e lëvizjes Preokret e udhëhequr nga ish-deputeti Srgjan Periç, e ndjekur nga Lëvizja për Ndryshime, listën e së cilës e ka lideri i asaj partie, Nebojsha Medojeviç.

 

Në pozitën e nëntë është lista “Mi mozome”, me kryetare Dragica Peroviç Ivanoviç, në të dhjetin është koalicioni “Së bashku”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale. Drejtues është Danijel Zhivkoviç.

Lista e Lëvizjes Evropa tani (PES) është në pozitën e 11-të, të cilën e prin kreu i PES Milojko Spajiç. Pas tyre vijon lista e Partisë Socialdemokrate e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviç, ndërsa në pozitën e 13-të është lista e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve, e udhëhequr nga kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiç.

 

Në vendin e 14-të është lista e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike (DNP) dhe Partia e Punëtorëve. Me drejtues kreun e DNP, Milan Knezheviç.

Në vendin e 15-të renditet lista e Forumit Shqiptar, aleancë, përbërës të së cilës janë Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Ajo udhëhiqet nga kreu i AA-së dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj.

 

  • 1

    Radio