Aktuale Më shumë

CINMED: 50% e ilaçeve online janë të falsifikuar

Prej tvteuta18:29, 15 Nëntor 2022

Instituti për Ilaçe dhe Pajisje Mjekësore (CINMED) tha për gazetën “Dan” se sipas llogaritjeve, rreth 50 për qind e ilaçeve që shiten online janë të falsifikuara, ndërsa në zinxhirët e furnizimit zyrtar, ku përfshihen farmacitë publike dhe private, ato spitalore dhe shitësit me shumicë, nuk janë regjistruar raste të tilla. CINMED është organi rregullator përgjegjës për zbatimin e mbikëqyrjes në tregtinë me shumicë të ilaçeve.

Në vendet në zhvillim, më së shumti falsifikime hasen në medikamentet për trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën (si antibiotikë, ilaçe onkologjike, kardiovaskulare, antivirale, etj.). Deri më tani Instituti nuk ka pasur njoftime se në tregun e Malit të Zi ka ilaçe të falsifikuara, por kjo nuk menjanon mundësinë e ekzistencës së tyre. Problem mund të paraqesë tregitmi i tyre online, i cili në Mal të Zi ende nuk është aq i zhvilluar, por në vednet e rajonit ky fenomen po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësues, çka me siguri me kalimin e kohës do të bëhet edhe në Mal të Zi.

Nga ky institut thonë se kompetencat e tyre përfshijnë vetëm tregitmin zinxhir, ndrësa tregu i zi është kompetencë e policisë. Nuk ka informacione të sakta për përqindjen që shitja online përbën në qarkullimin e përgjithshëm të ilaçeve në Mal të Zi, por nuk ka dyshim se kjo përqindje do të vazhdojë të rritet, sidomos kur bëhet fjalë për ilaçet me recept.

  • 1

    Radio