Aktuale Më shumë

Dita e Njegoshit festohet në Romë, Beograd dhe Lublanë

Prej tvteuta15:04, 13 Nëntor 2022

Me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Njegoshit, festës kulturore të Malit të Zi, përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi në Itali, Serbi dhe Slloveni vendosën të dielën kurora me lule në monumentet e Pjetrit II Petroviq Njegoshit në Romë, Beograd dhe Lublanë, u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Duke marrë parasysh faktin se sundimtari, peshkopi, shtetari dhe shkrimtari malazez Petar II Petroviq Njegosh është një nga figurat më domethënëse në historinë e Malit të Zi, Ministria e Punëve të Jashtme e nderoi simbolikisht Njegoshin, me besimin se kjo festë do të festohet në të ardhmen dhe në mënyrë më të duhur me programe të krijuara në bashkëpunim me institucionet tona kulturore, me synim afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe historike malazeze jashtë vendit”, përfundon deklarata.

  • 1

    Radio