Aktuale Më shumë

Aksioni i Policisë: Arrestohen tre persona, dy zyrtarë të Doganave

Prej tvteuta16:32, 10 Nëntor 2022

Në aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) sot janë arrestuar dy zyrtarë të Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave (DSHP), si dhe një punonjës i kompanisë “Zetatrans”, njoftojnë mediat e vendit bazuar në burime të ndryshme. Sipas të njëjtave informacione, ata janë arrestuar në një aksion kundër kontrabandës së cigareve. Të arrestuarit janë inspektori doganor Zoran Paviqeviq, kolegu i tij Igor Paviqeviq dhe punonjësi i “Zetatrans” me inicialet V.K.

Të dyshuarit janë arrestuar në ambientet e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave në vendin e tyre të punës. “Sipas urdhrit të prokurorit të shtetit, policia ka privuar nga liria tre persona për shkak të dyshimit të bazuar se dy prej tyre kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe marrjes së ryshfetit, dhe i treti për abuzim me pozitën e vet,” tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale Vukas Radonjiq. Oficerët e Policisë Speciale janë duke kontrolluar edhe disa lokacione në Podgoricë. I njëjti burim tha gjithashtu për media se personat e arrestuar në këtë aksion mund të mos jenë të vetmit dhe se numri i tyre mund të rritet në ditët në vijim.

  • 1

    Radio