Aktuale Më shumë

Vorbulla ajrore, ka rrëzuar thyer dhe ç’rrënjosur rreth 30 drunjë të pishave në plazhin e madh

Prej tvteuta19:41, 8 Nëntor 2022

Gjatë javës së kaluar u dha paraljamerimi nga Sherbimi Meteorologjik Evropian që Mali Zi, Italia, Koracia dhe Greqia do goditet nga cikloni Eva.

“Të enjten dhe të premten është në aksion në zonën e Italisë, në mes të premtes dhe të shtundes në Mal të Zi në zonën e Adriatikut, ndërsa Greqia goditet me 4 dhe 5 nëntor” informoi meteorologu Branko Micev.

Ashtu siç dhe u lajmërua mbrëmjen e së premtes dhe të shtunden, pasojat e një stuhije të shoqëruar me erëra të forta i përjetoj edhe bregdeti i Ulqinit. Gjatë stuhisë kanë rënë nga 5 deri në 15 litra shi për meter katror dhe ka pasur fryrje të forta ere, duke krijuar kështu kushtet e një vorbulle ajrore.

Si pasojë e këtij fenomeni natyror janë rrëzuar, thyer dhe ç’rrënjosu rreth 30 drunjë të pishave në plazhin e madh.

Për me tepër për këtë ndodhi që e goditi Ulqinin do na flas ekologu zotëri Xhelal Hoxha.

Më shumë rreth kësaj në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

  • 1

    Radio